A do të futet Basha në Parlament? Përgjigjet Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ftuar sot në Opinion është shprehur lidhur me prezencën e PD-së në Parlament në shtator. Sipas Kim, PD do të marrë pjesë pavarësisht gjithckaje.

Fevziu: A mendon se PD do të marrë pjesë në Parlament?

Kim: Po.

Fevziu: Edhe nëse nuk e pranojnë rezultatin?

Kim: Mendoj se gjithcka tjetër që mund të jenë duke thënë bën shumë të qartë se ata do të jenë në parlament në shtator dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Fevziu: Ka shumë zëra që i thonë Bashës të ndahet nga ambasadorët sepse ata mbështesin Ramën?

Kim: Njerëzit janë të lirë të shprehin pikëpamjet e tyre. Unë për vete e di cila është detyra ime. Ajo është të përfaqësoj SHBA në Shqipëri. Ne kemi një marrëdhëni të ngushtë me Shqipërinë dhe duam që të jetë akoma më e ngushtë. Nuk ka rëndësi kush është në pushtet. Kemi punuar jashtëzakonisht mirë me cilindo që është zgjedhur nga populli shqiptar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu