A do të garojë Kurti përsëri për kryetar të Vetëvendosjes

Kurti “do të mendohet” nëse do të garojë për kreun e LVV-së, ndërsa kjo parti është duke kaluar nëpër proces të brendshëm zgjedhor, shkruan Syri.net Kosova

Pas një muaji pritet që të hapet gara edhe për kreun e partisë dhe për kryetarët e qendrave dhe strukturave të tjera drejtuese.

Kryetari aktual i VV-së, Albin Kurti, nuk e ka ndarë ende mendjen nëse do të kandidojë sërish për kryetar, por tha se këtë do ta bëjë të ditur brenda afateve të përcaktuara.

Kurti i bëri thirrje rreth 60 mijë anëtarëve, sa u tha se ka Lëvizja, që të bëhen pjesë e zgjedhjeve të brendshme, pasi është një proces shumë i rëndësishëm i cili do të vijë vetëm pas katër vitesh.

“Kushdo që dëshiron, që synon, të bëhet kryetar i LVV-së, i qendrës së caktuar të LVV, i Gruas për Vetëvendosje dhe i Rinisë për Vetëvendosje ose Gruas e i Rinisë në një komunë të caktuar i kemi katër javë që të mendojmë secili prej neve që jemi anëtarë dhe me datën 15 gusht na hapet mundësia deri më 23 gusht dhe zgjedhjet më pastaj do të mbahen me datën 25 shtator. Besoj që është një proces fort demokratik e transparent edhe po i ftojmë që të gjithë që janë të interesuar edhe sigurisht edhe unë individualisht do ta them fjalën time pas 4 javësh, atëherë kur do të hapet mundësia”, tha Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu