A do të kandidojë Hillary Clinton sërish për presidente të Amerikës?

Ende është e paqartë se kush do t’i dalë përballë Donald Trumpit nga kampi i demokratëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjedhjet e vitit 2020.

Philip Reines, ish-këshilltar i lartë gjatë kohës sa Hillary Clinton ishte sekretare e Shtetit, i tha Politicos, që ka mundësi që ish-zonja e parë të rikandidohet për presidente, por që gjasat janë tepër të vogla.

“Gjasat janë diku mes tepër të pamundura dhe zero,” ka thënë ai.

Ai ka thënë se Hillary Clinton është më e mençur e më e zgjuar se çdo demokrat tjetër dhe se mund të mbledh para më shumë se çdo tjetër po ashtu.

Spekulimet për një rikandidim të mundshëm u ndezën gjatë verës kur Clinton mbajti një fjalim si në fushatat e saj presidenciale, dhe iu shkroi e-maile mbështetësve të saj.

Publiku ndërkohë, nuk është aq i favorshëm për të. Sipas një sondazhi nga Rasmussen të bërë në korrik, veç 22 për qind e votuesve demokratë besojnë që Clinton ka qenë e mirë për partinë, ndërsa 58 për qind të tjerë mendojnë se ajo vetëm sa i ka bërë dëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu