Në bazë të burime të cilat ka siguruar ekskluzivisht medial.mk, mësohet se partia e Unitetit e udhëhequr nga Gzim Ostreni, dhe Rilindja Demokratike Kombëtare e Vesel Mehmetit, janë duke lobuar, që për zgjedhjet lokale të shkohet me LSDM e Zoran Zaevit, njofton Medial.mk.
Të njëjtat burime thohet për Medial.mk se Ostreni dhe Mehmedi kanë pasur një takim me liderin e LSDM-së Zoran Zaev, dhe të tre kanë hedhë opsionin e formimit të një koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.
Nga këto dy subjekte politike akoma nuk kanë potencuar asgjë, dhe mbetët gjatë ditëve në vazhdim të shihen edhe konfirmimi i sajë.
Ndërsa Lideri i LR-PDSH Zijadin Sela, në intervistën për Medial.mk ka pohuar se si duket Gzim Ostreni dhe Vesel Mehmeti kanë zgjedhë rrugën e komunikimit drejtpërdrejt me Zoran Zaev, që lënë të kuptohet se afërsia e këtyre dy liderëve me kryeministrin Zaev është me e afër sidomos këtyre ditëve, ashtu siç po afrohen zgjedhjet lokale.
“Sa i përket koalicionit që kanë bërë Gzim Ostreni dhe Vesel Mehmedi, ata kanë vendos që bisedimet të jenë direkte me kryeministrin Zoran Zaev, që është e drejt e tyre, dhe nuk mund tua mohosh atë të drejt, dhe për atë pjesë nuk dua të përgjigjem”, ka thënë Sela. /Medial.mk