A do të mund të amnistohen deputetët që hapën dyert e Kuvendit?!

Për fatin e deputetëve që hapën dyert e Kuvendit më 27 prillit, pavarësisht ligjit për amnisti, përsëri të vendos Prokuroria për krim të organizuar dhe gjykata. Udhëheqësi i nëngrupit për pajtim, Zekir Ramçilloviq nuk ndanë detaje se si është parashikuar falja e Kërsto Mukoskit dhe Sashe Vasilevskit por pretendon se është gjetur formulimi I duhur juridik. Ramçilloviq mbetet në qëndrimin se dhunuesit nuk do të falen.

Të gjithë ata që në njëfarë mënyre kanë qenë organizatorë ose kanë pasur përgjegjësi komanduese. Ndoshta dikush ka qenë i manipuluar por askush s’më bindë dot të ngrejë dorë në dikë. Të gjitha këtko çështje do të trajtohen gjatë procesit dhe nuk kemi dilema. Problemi ishte të gjendet formulimi duhur juridik sepse bëhet fjalë përngjarje të njëjtë”- u shpreh Zekir Ramçilloviq, udhëheqës i nëngrupit për pajtim.

Nëngrupi për pajtim ka vlerësuar se gjykimi për 27 prillin mund të vazhdojë nën akuzën “bashkim për veprimtari armiqësore”, vepër kjo për të cilën Kodi Penal parashikon të paktën 4 vite burg. Megjithatë ekspertët vlerësojnë se falja e deputetëve që hapën dyert e Kuvendit vështirë mund të arrit pa u rikualifikuar vepra dhe pa tërhequr Prokuroria Publike akuzën ndaj tyre.

Mund të bëhet rikualifikimi i veprës nga Prokurori dhe më pas tërheqja nga ndjekja penale apo vazhdimi i ndjekjes penale për vepër tjetër. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet qëllimi i amnistisë së paraparë me këtë ligj”- pohoi Dane Iliev, ish gjykatës kushtetues.

Unë nuk e di se si do të amnistohen personat të cilët jo vetëm që ishin aktiv në atë mas por veprimi i tyre prodhoi momentin negativ e posaçërisht kur hapen dyert. Personat që hapën dyert duhet të amnistohen!? Të mos ishin hapur dyert, nuk do të vinte deri tek dhuna dhe sulmi ndaj deputetëve dhe çdo gjëje tjetër që ndodhi aty”- pohoi Miralem Asani, avokat.

Draft-ligji për amnisti ishte planifikuar të publikohej sot, por për shkak të angazhimeve të deputetëve anëtarë të trupit për pajtim dhe integrim, mbledhja u shty për ditën e hënë. Teksti është shqyrtuar bashkërisht me kryeministrin Zoran Zaev. Drafti do të dorëzohet në Kuvend me procedurë të përshpejtuar. Miratimi i tij kushtëzon miratimin e ndryshimeve kushtetuese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu