A do të ngritet padi ndaj Abdilaqim Ademit për harxhimet e tij si ministër?

Raporti i Revizionit për punën e Ministrisë së arsimit ka arritur në duar të Prokurorisë publike. është duke u analizuar nëse ka patur harxhime të tepërta të mjeteve buxhetore të kësaj ministrie, nga ana e ish-ministrit Abdilaqim Ademi dhe zëvendësit të tij, Spiro Ristovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u vërtetua nga Prokuroria publike, duke mos dhënë detaje tjera nëse do të hapet ndonjë lëndë parahetimore, apo jo.

Në lidhje me këto harxhime, ministri i tanishëm i arsimit, Pishtar Lutfiu, thotë për Alsat-M se ”mendoj se është normale që një ministër të shkojë në restoran, për të ngrënë diçka me një delegacion nga jashtë, ose me kabinetin e tij. Ata ishin shumë tendenciozë dhe mendoj se nuk duhet t’u kishtojmë vëmendje këtyre punëve. Për çdo cent të ministrisë ka kupon tatimor, ka vërtetim fature dhe ato tashmë janë te Revizioni”./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu