Pikërisht në ditën kur serbët mbyllën në Veri cdo gjë për t’i treguar botës se sa po vuajnë nga shumica shqiptare dhe se 4 komunat atje, po kalojnë nëpër një katastrofë të paparë humanitare (mungesë e ushqimit dhe ilaçeve),planit të orekestuar nga Vuçiq, iu përgjigj edhe pala kosovare. Kryeministri Haradinaj tha se atje do të hapen pika shitëse për t’i furnizuar me ushqime. Por, mbetet të shihet se si do të reagojnë serbët e atjeshëm ndaj ofertës kosovare për t’I furnizuar me artikuj. Gazeta Express ka qëndruar të hënën në Veri, ku ka hasur në serbë që kundërshtojnë këtë strategji të Vuçiqit.
As edhe një shitore, kafiteri e dyqane ku shiten cfarëdo mallra, nuk ishte e hapur sot në katër komunat e pjesës veriore të vendit. Komuna këto të cilat janë të banueshme kryesisht me serbë.
Të gjitha bizneset atje kanë marrë urdhër që t’i mbyllin dyqanet e tyre nga sot e deri në një datë tjetër. Kjo u bë pas një strategjie që po mbështetet nga Beogradi për të simuluar katastrofën humanitare ( mungesën e ushqimeve dhe ilaceve), e thirrur nga ana e strukturave paralele që veprojnë në veriun e Mitrovicës. Atje sot ka punuar vetëm qendra kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicën veriore.
Gazeta Express gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Mitrovicën e Veriut . Njëri nga qytetarët e asaj pjese i tha ekipit të Gazetës se e përshëndesin vendimin për mbylljen e dyqaneve.
“Sot nuk po punojmë asgjë e as në ditët në vazhdim nuk do të punojmë. Qishtu është super që të jetohet”, ka thënë ai.
Por, si farsë gjthë këtë situatë po e sheh edhe një qytetare e asaj pjese. Ajo ka deklaruar se e gjithë kjo erdhi pas urdhave të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq.
“Këtu po gënjejnë. Të gjitha janë. Vuciqi është p**er. Betohem se Vuciqi e ka urdhëruar këtë punë. Njerëzit e Vuciqit krejt i bëjnë. Nuk po na ngucin shqiptarët por njerëzit e Vuiqit’, ka deklaruar një vajzë e rreth të 30’tave në Mitrovicë.
E një tjetër qytetarë ka thënë se janë furnizuar me ushqime për një kohë të gjatë.
“Dyqanet janë krejt të zbrazura, disa prej tyre janë krejtësisht të mbyllura. Nuk kemi problem, kemi çka me ngrënë, por kur dëshirojmë te blejmë diçka tjetër, nuk kemi se ku”, thotë ai.Qytetarët e tjerë me përkatësi serbe pavarëisht insistimit të ekipit të gazetës, kanë refuzuar që të flasin rreth asaj se a janë furnizuar me ushqime si dhe nga kush kanë marrë urdhëra për t’i mbyllur lokalet.
“Nuk guxojmë të flasim. Ka struktura, ashtu na kanë thënë”, ka deklaruar njëri nga qytetarët e asaj ane.
Qytetarët e tjerë me përkatësi serbe pavarëisht insistimit të ekipit të gazetës, kanë refuzuar që të flasin rreth asaj se a janë furnizuar me ushqime si dhe nga kush kanë marrë urdhëra për t’I mbyllur lokalet.
“Nuk guxojmë të flasim. Ka struktura, ashtu na kanë thënë”, ka deklaruar njëri nga qytetarët e asaj ane.
Ndërkohë në një deklaratë për Gazetën Express, Radosh Petroviq, njëri nga përfaqësuesit e Shoqatës së Afaristëve nga veriu i Kosovës, tha se shitoret u mbyllën për shkak të taksës dhe pamundësisë bizneset në atë pjesë të furnizohen me mallëra nga Serbia.
‘Ne nuk po mund të angazhohemi për tregëtinë e lirë. Taksa 100 për qind na e ka pamundësuar këtë. Ne duam të bëjmë biznes si të gjithë njërëzit e tjerë normal në botë. Ne duam që të furnizohemi me mall nga Serbia qëndrore, por për shkak të taksës nuk po mundemi”, deklaroi për Express Petroviq.
Por, gjatë ditës së sotme në një deklaratë për Express, ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhiq, e cila një kohë të gjatë ka administruar me Zyrën në Veri, ka deklaruar se në komunat veriore është paralajmëruar protestë për dy ditë. Thotë se do të shohin se si do të rrjedhë situata të mërkurën.
“Ne jemi duke monitoruar situatën. Atje është paralajmëruar një protestë për dy ditë. Po presim deri të mërkurën”, deklaroi Hoxhiq për Express.
Megjithëkëtë, mbyllja e lokaleve në atë pjesë mund të zgjasë edhe më shumë thotë Radosh Petroviq, përfaqësues i Shoqatës së Afaristëve nga veriu i Kosovës. Ai ka thënë se lokalet do të qëdrojnë të mbyllura aq sa ata ta shohin të nevojshme.
“Nuk është e vërtetë se do të duhen vetëm dy ditë që të qëndrojnë lokalet e mbyllura, do të qëndrojnë sa të jetë e nevojshme. Mund të duhen më shumë se dy ditë”, deklaroi për Express Petroviq.
Ndërkohë sot gjatë ditës, kryeministri I vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se në veri do të vendosin pika të vogla përmes së cilave qytetarët atje do të mund të furnizohen me ushqime.
Në periudhën e fundit autoritetet e Kosovës kanë rritur kontrollin mbi kalimet alternative, të paligjshme, midis Kosovës dhe Serbisë, të cilat përdoreshin për të transportuar mallrat serbe./GazetaExpress/










