Një ditë pas protestës së 7-të kombëtare të opozitës, numri sy i PS, Taulant Balla thotë se socialistët e përjashtojnë mundësinë që Ilir Meta të anulojë në mënyrë të njëanshme dekretin e datës së zgjedhjeve në 30 qershor.
“Për këtë akt antikushtetues pyesni institucionin në fjalë. Nuk mund të shprehem dot për akte që nuk kanë asnjë lidhje me Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi. Thyerja e ligjit është vepër e papranueshme dhe thyerja e Kushtetutës akoma më e papranueshme. Kështu që nuk flas dot për veprime që nuk i kap dot as imagjinata e askujt, ndoshta as e kolegut tim të ri Kujtim Gjuzi” është shprehur Balla.










