A do t’i japë fund luftës presidenti Erdogan? Sytë e botës sot janë te Ukraina

Fillon në Ukrainë samiti kritik i ndjekur me kuriozitet nga bota. Presidenti Erdoğan do të shkojë sot në Ukrainë me ftesë të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenski, transmeton InfoShqip.

Erdogan, i cili fillimisht do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe më pas me Zelenskin, do të përpiqet të pajtojë palët në lidhje me përfundimin e luftës dhe korridorin e grurit.

Gjatë takimit do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për rritjen e aktiviteteve të mekanizmit të krijuar për eksportin e drithit ukrainas në tregjet botërore dhe për t’i dhënë fund luftës Ukrainë-Rusi me mjete diplomatike./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu