A e dini përse statujat egjiptiane nuk kanë hundë?

Statujave antike egjiptiane iu kanë shkatërruar hundët dhe veshët, transmeton Gazeta Metro.

Egjiptianët antik i përshkruanin fuqi të imazhit të formës njerëzore. Ata besonin se esenca e një Zoti mund të banoj në imazhin e tij ose në rastin e të vdekshmëve besonin se kur një njeri vdes, një pjesë e shpirtit të tij hynte në statujë.

Këto kampanja të vandalizmit pra janë rezultat i tendencës për të shfuqizuar fuqinë e këtyre statujave.

Të gjithë tempujt dhe statujat shërbejnë për ndonjë ritual. Egjiptianët e vjetër ofronin ushqim për hyjnitë dhe ju luteshin statujave të zotrave të tyre.

Shkatrrimi i hundëve të statujave u bë me qëllim që të hiqej fuqia e tyre, pra pa hundë nuk do të mund të frymonin dhe do të vdisnin. Kjo ndodhi edhe kur i shkatrruan veshët e statujave me qëllim që ato të mos mund ti dëgjonin lutjet që u drejtoheshin./gazetametro


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu