A e dini sa automjete ushtarake të tipit ‘Humvee’ i ka Kosova?

FSK po fuqizon kapacitetet e veta operacionale taktike, duke shtuar kapacitetet me pajisje të reja, të blera sipas buxhetit të planifikuar dhe Planit të Zhvillimit 10 vjeçar të FSK-së.

Rritja e kapaciteteve me pajisje taktike po bëhet në harmoni me Planin Gjithëpërfshirës të Transformimit dhe ngritjeve të kapaciteteve të FSK-së për të kryer misionin e vet kushtetues.

Ngritja e kapaciteteve teknike të FSK-së dita-ditës tregon se ajo po ngritët sipas standardeve të NATO-s.

FSK për momentin në total numëron gjithësej 200 Humvee

Humvee janë automjete me katër rrota, ushtarake dhe të shërbimit të prodhuara nga AM General. Ato kanë zëvendësuar kryesisht rolet që ka kryer më parë xhipi origjinal dhe automjete të tjera si xhipi M151 i epokës së Luftës së Vietnamit, M561 “Gama Goat”, versionet e tyre M718A1 dhe M792.

Automjeti përdoret kryesisht nga ushtria e Shteteve të Bashkuara, përdoret gjithashtu nga shumë vende dhe organizata të tjera, madje edhe në përshtatje civile. Humvee pati përdorim të gjerë në Luftën e Gjirit në 1991, ku lundroi në terrenin e vështirë të shkretëtirës ku edhe u frymësua versioni civil i Hummer.

Gazeta Metro ka siguruar video gjatë transportimit të këtyre mjeteve ku edhe i’u janë dorëzuar FSK-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu