A e nxori Messi Ronaldinhon nga burgu?

Ronaldinho është larguar nga burgu në Paraguai, për t’u vendosur në arrest shtëpiak. Ylli brazilian qëndroi 32 ditë në burg së bashku me vëllanë e tij pasi ishin hyrë në Paraguai me pasaportë false.

Ronaldinho u lirua me kusht, duke lënë në dorëzani 1.6 milionë dollarë, për t’u vendosur në arrest shtëpiak. Tani në media është ngritur çështja se kush pagoi për lirimin e tij?

Raportohet se paratë janë paguar nga Barcelona, dhe shumë besojnë se këtë e ka bërë Lionel Messi. Ju kujtojmë se edhe në të kaluarën është raportuar shumë se Lionel Messi ka dashur të paguajë për lirimin e tij. Megjithatë, ende nuk ka asnjë informacion zyrtar rreth kësaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu