Nënkryetari i LSDM, Muhamet Zeqiri sonte para fillimit të mbledhjes së organeve më të larta partiake ka theksuar se LSDM do të caktojë kandidatin për president dhe se me këtë ai ka lënë mundësinë e përjashtimit të mundësisë për kandidat koncensual, që kërkon BDI.
I pyetur nga Klan Maqedoni se kush do ta propozoj kandidatin për president koncensual dhe a do të merret parasysh kërkesa e BDI-së për një propozim si kandidat koncensual, Zeqiri ka dhënë këtë përgjigje: “Ne jemi parti e pavarur, bartëse e pushtetit qendror dhe sigurisht organet e partisë sonë do ta caktojë kandidatin e mundshëm. Dhe legjitime do të ishte edhe nëse BDI do të dal me kandidat të tyre, apo do të përkrahin kandidatin e koalicionit qeveritar.”
Zeqiri edhe mbrëmë përmes një postimi ka thumbuar BDI-në lidhur me kandidatët për president, duke theksuar se kjo parti mund të propozojë edhe Vllatko Gjorçevin e VMRO-DPMNE-së për kandidat koncensual, përskaj kandidatëve të tjerë. (INA)
Video:










