Mbrëmë në Manastir respektivisht hotel “Molika” ka patur një takim sekret mes liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski mëson nga burime anonime portali Shqipmedia. Asnjëra nga këto parti nuk ka pranuar të deklarohet rreth këtij takimi dhe motivet e takimit.
Përndryshe dje para takimit në Manastir me Mickovskin, Ali Ahmeti ka qëndruar në Strugë ku është zgjedhur kryetari i ri ( vjetër ) i degës së BDI-së Ramiz Merko. Vlen të theksohet se darka që kanë hëngër Ali Ahmeti dhe Mickovski nuk është paguar pasi “Molika” është hotel në kuadër të Elem-Turs dhe menaxhohet nga kuadër i BDI-së.










