A ka lidhje tërmeti i mbrëmshëm në Itali me atë në Shqipëri? Flet eksperti

Italia u shkund mbrëmë nga një tërmet i magnitudës 4.5, që ka shkaktuar panik sidomos në zonën e Mugellos pranë Toskanës.

Të tjera lëkundje kanë pasur intensitet më të ulët, megjithatë disa shkolla janë mbyllur dhe lëvizjet e trenave janë reduktuar.

Carlo Doglioni, president i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka shpjeguar për mediat se tërmetet kanë lidhje me tërmetin në Aquila në vitin 2009. Sipas tij, këto janë provë se toka nuk ka gjetur akoma ekuilibrin dhe vazhdon të lëshojë energji.

Ai thotë se tërmeti në Itali nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me tërmetin që shkatërroi Durrësin dhe zona të tjera në Shqipëri duke shkaktuar mbi 50 viktima.

“Këto tërmete janë forma të çlirimit të energjisë së akumuluar në vend,” thotë Doglioni.

Ai shton se nuk ka një lidhje mes rajonit të Shqipërisë dhe qendrës së Italisë.

Sipas tij, zona ku po godasin tërmetet në Itali është aktive nga pikëpamja sizmike shumë më përpara se të ndodhte tërmeti që goditi Shqipërinë.

A rrezikon Italia një tërmet të madh?

Sipas tij, Italia është mjaft e ekspozuar ndaj tërmeteve, por Tërmeti i Madh është ai që mendohet se do ndodhë në Kaliforni. Në Itali nuk mund të ketë një tronditje më të madhe se 7.5, thekson ai, por thotë se ka zona më të ekspozuara se të tjerat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu