A mbahet në vëzhgim kryemyftiu i Shqipërisë, Skënder Bruçaj dhe a paguhen imamët shqiptarë nga Turqia?

Sot është shpërndarë përmes e-mailit një opinion i Ayhan Demir i gazetës turke pranë presidentit Erdogan, Yeni Akit.

Autori që është i njohur për analizimin e raprteve të gulenistëve me pushtetin turk, shkruan për të disatën herë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj.

Demir përsërit se Bruçaj është gulenist i bindur, aq sa edhe opinioni titullohet: Çfarë thotë ky FETO-shi?,- përcaktim që priret ta kthejë në neologjizëm fjalën fetosh.

Demir ka marrë në shqyrtim disa deklarata të Bruçajt në dy daljet e fundit televizive, ku ai nuk e ka fshehur respektin për Fetullah Gulen duke mos kursyer kritikën e imët ndaj qeverisë kosovare për aktin e dorëzimit të gjashtë shtetasve turq në Kosovë të dyshuar si gulenistë. J

Ja një pasazh nga shkrimi i Demir:

“Pyetjes se “A e keni vizituar Turqinë dhe Stambollin rregullisht dhe pa probleme?”, kryetari i KMSH Bruçaj i përgjigjet kështu: ” Rregullisht, pa hasur ndonjë problem. Isha në Stamboll dy apo tre muaj më parë”.

Tani, pyetja që duhet bërë është:

A janë të sakta deklaratat e Bruçajt? A mund të vijë në Turqi kaq lirshëm? A bashkëpunon Komuniteti Musliman i Turqisë me këtë FETOSH dhe me KMSH që ai drejton?

A janë në dijeni për deklaratat e këtij personi që citova?

Tani, le ta mbyllim shkrimin duke sjellë një çështje tjetër në vëmendje.

Thuhet se: disa komunitete dhe grupe në Turqi, janë duke paguar pagat e disa imamëve që janë të lidhur me KMSH.

Kështu, në mënyrë indirekte, ndihmohet KMSH e cila është në kontrollin e FETO-s”.

Më poshtë shkrimi i plotë:

E kemi thënë dhe shkruar shumë herë më parë: Komuniteti Musliman i Shqipërisë, KMSH është qendra më e rëndësishme e organizatës FETO në këtë vend. Tani këtu, nuk do të flas edhe një herë, për bashkëpunimin e KMSH me FETO-n.

Mjafton të themi vetëm këtë: Kryetari i KMSH Skënder Bruçaj është një nga ushtarët më besnikë i cili është trajnuar nga FETO, derisa mbaroi shkollën në Universitetin Bogazici, në degën e Psikologjisë.

Ajo që unë dua të përmend është: Fjalët e Kryetarit të KMSH Skënder Bruçaj në dy programe televizive në Shqipëri. Së pari, më 20 prill 2018, le të hedhim një vështrim programit “Java” në televizionin RTSH.

Në këtë program Skënder Bruçaj u përgjigjet pyetjeve të Preç Zogajt, Lorenc Vangjelit dhe Artan Hoxhës. Preç Zogaj duke u nisur nga deportimi i 6 anëtarëve të FETO nga Kosova pyet: “A ka ndonjë ndikim mbi Muslimanët Shqipërisë konflikti midis Erdogan dhe Gylenit?”

Përgjigjja e Bruçajt tregon lidhjen me FETO: “Ajo që ndodhi në Kosovë nuk ishte e këndshme. Ishte një gjë e rëndë. Ajo që është e rëndësishme këtu është respektimi i të drejtave të njeriut. Në drejtësinë Islame ka akuzë personale, nuk ka akuzë kolektive. ”

E dini si i thonë: “Kur mendja është e varfër, gjuha bëhet memece.”

Pyetjes lidhur me vizitën e fundit të presidentit Erdogan në Shqipëri e cila përkoi me ceremoninë e fillimit të punimeve të xhamisë dhe Bruçaj nuk u pranua në protokoll, jep një përgjigje që i tejkalon kufinjtë. “Ne shqiptarët jemi njerëz mikpritës. Ndonjëherë i japim mikut vendin kryesor dhe rrimë në vendin tonë. Madje ndonjëherë miku harron se kush është i zoti i shtëpisë. ”

Disa muaj më vonë kryetari i KMSH, në 14 qershor 2018 ishte i ftuar në emisionin “Real Story” në televizionin Vizion Plus.

Drejtuesi i programit, Sokol Balla e pyet se kur do të mbarojnë punimet për Xhaminë e Madhe, e cila njihet edhe si Namazgjah. Bruçaj përgjigjet: “Me ndihmën e perëndisë brenda një viti “.

Kur drejtuesi i programit Balla ndërhyn dhe i thotë: “Me ndihmën e Perëndisë dhe Erdoganit …” si çdo militant i FETO-s, Bruçaj tregon mllefin e tij ndaj Presidentit Erdogan: “Me ndihmën e Perëndisë dhe të popullit turk …”

Ibrahim Tenekeci thotë kështu: “Sinqeriteti është kur gjuha dhe zemra jonë është një”. Nuk ka gjurmë të kësaj te Bruçaj.

Kur Balla i thotë se ka kritika se “KMSH ka rënë në duart e Gylenistëve” . Bruçaj në fillim e mohon se është Gylenist dhe pastaj shprehet kështu: “Para së gjithash, të bëjmë një sqarim, çfarë do të thotë Gylenist . Unë e njoh Fetullah Gylen si një dijetar modern si shumë studiues të tjerë, nëpërmjet librave të tij. Nëse një ose dy, tre ose katër vetë nga Komuniteti Musliman shqiptar lexojnë disa nga librat e Gylenit, si mund t’i quajmë ata Gylenistë”.

Kjo është e qartë: Njerëzit e vegjël kanë arrogancë të madhe.

Bruçaj nuk përmbahet dhe vazhdon: “ E njoh mirë Turqinë dhe dinamikat e saj. Ne ngjarjet nuk i vlerësojmë si politike dhe strategjike, por si institucion fetar i vlerësojmë nga ana shpirtërore.”

Të shqetësuar nga një operacion i ngjashëm si në Kosovë, Bruçaj këtë frikë e shpreh me këto fjalë: “Ajo që është e rëndë për ne është mosrespektimi i të drejtave të njeriut. Gjithashtu fakti se problemet e një vendi tjetër nuk mund të transferohen në Shqipëri“.

Pjesët më interesante me ato që ka thënë Bruçaj në të dy programet i kam fshehur për në fund. Qëndroni mirë dhe lexojini me kujdes këto dy fjali…

“Ne kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me Turqinë dhe do të vazhdojë”. “Bashkëpunimi ynë me Komunitetin Musliman të Turqisë vazhdon.”

Jo, nuk mbaroi. Ka akoma.

Pyetjes se “A e keni vizituar Turqinë dhe Stambollin rregullisht dhe pa probleme?”, kryetari i KMSH Bruçaj i përgjigjet kështu: ” Rregullisht, pa hasur ndonjë problem. Isha në Stamboll dy apo tre muaj më parë”.

Tani, pyetja që duhet bërë është:

A janë të sakta deklaratat e Bruçajt? A mund të vijë në Turqi kaq lirshëm? A bashkëpunon Komuniteti Musliman i Turqisë me këtë FETOSH dhe me KMSH që ai drejton?

A janë në dijeni për deklaratat e këtij personi që citova?

Tani, le ta mbyllim shkrimin duke sjellë një çështje tjetër në vëmendje.

Thuhet se: disa komunitete dhe grupe në Turqi, janë duke paguar pagat e disa imamëve që janë të lidhur me KMSH. Kështu, në mënyrë indirekte, ndihmohet KMSH e cila është në kontrollin e FETOS.

Duket se çështja e vërtetë është një problem kazani: Një rubinetë e mbush një pishinë për dhjetë orë. Një rrjedhje në pishinë e zbraz atë për dhjetë minuta. Ec e mbushe pishinën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu