A na pret së shpejti përplasja e fundit mes Ronaldos dhe Messit

Cristiano Ronaldo është zyrtarisht lojtari i ri i Al Nasr, një klub nga Arabia Saudite ku do të marrë pagën më të lartë në historinë e futbollit.

Prandaj, shumë supozuan se me largimin e Ronaldos në anën tjetër të botës dhe faktin që Botërori i ardhshëm do të jetë vetëm pas katër vjetësh, është e sigurt që portugezi dhe Messi nuk do të luajnë më kurrë kundër njëri-tjetrit.

Mirëpo, duket se nuk do të jetë kështu dhe portugezi dhe argjentinasi do të takohen këtë muaj.

e Paris Saint-Germain-it në janar do të udhëtojnë për në Arabinë Saudite, ku do të zhvillojnë një ndeshje miqësore, ndërsa kundërshtari i tyre do të jetë ekipi i kombinuar i dy skuadrave më të mira saudite, Al-Nasr dhe Al-Hilal.

Është plotësisht e qartë se Ronaldo do të jetë në atë skuadër dhe është e sigurt që edhe pronarët e pasur të PSG-së nuk do të humbasin mundësinë për të siguruar një vend në 11-shen e parë për Lionel Messin dhe për t’i dhënë botës një lloj përplasjeje të më të mirëve të 20 viteve të fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu