A po i kushtëzon Besa ndryshimet kushtetuese me zgjedhje të parakohshme? Kasami: Pushteti duhet të jep diçka

Nëse pushteti do që të shtyjë përpara ndryshimet, sigurisht që duhet të jep diçka, këto janë zgjedhjet e parakohshme, këtë e tha sot kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili theksoi se nëse pushteti do mbështetjen për ndryshimet kushtetuese, duhet t’i ul në tryezë të gjithë faktorët politik për të diskutuar për të gjitha çështjet, përfshi këtu zgjedhjet e parakohshme parlamentare, përcjell TV21.

Kasami thekson se në këmbim të mbështetjes për ndryshimet kushtetuese, pushteti duhet të bëjë kompromis edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare, në të kundërtën, ai tha se do të shqyrtohet mundësia për protesta të opozitës.

“Fillimisht plani është në drejtim të informimit të publikut me të gjitha problemet që ballafaqohen qytetarët, posaçërisht si rezultat i krizës ekonomike, energjetike dhe sigurisht do të shihet mundësia që nga pranvera, nëse Qeveria nuk i dëgjon këta probleme dhe të del të ballafaqohet me qytetarët në zgjedhje të parakohshme, do të shqyrtohet, bashkërisht me pjesën tjetër të opozitës në pjesën e organizimit të ndonjë proteste, respektivisht shtypje drejt pushtetit që të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe sa më shpejtë të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, tha mes tjerash Kasami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu