A po pranohet humbja nga PD? S’flet Basha por Tabaku

Në PD ende nuk pranohet realiteti i humbjes së zgjedhjeve dhe besohet se ndryshimi do të ndodhë. E para që ka reaguar nga kjo forcë këtë të hënë të një fitoreje të PS-së, të paktën sipas rezultateve të deritanishme, është Jorida Tabaku.

Pasi nga PS u shpall fitorja në Njësinë 10, ajo tha se në këtë njësi është rezultati më i mirë për Partinë Demokratike.

Falenderoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë, vecanërisht të Tiranës që morën pjesë masivisht në zgjedhje. Tirana po i prin ndryshimit.

Rezultatet që erdhën nga dega 10 në Tiranë me votimin elektronik janë të jashtëzankonshme. PD është rritur me 30%, ka një rritje me 1200 vota, ndërkohë që PS me 200. Unë ftoj numëruesit të vijojnë të numërojnë me vendosmëri. Rezultatet në cdo kuti po tregojnë pikërisht këtë trend”, tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu