A synon sërish të bëhet kryetar i LDK-së? Flet Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook ka folur për procesin e brendshëm zgjedhor në LDK, që duket si një reagim ndaj deklarimeve se vetë Mustafa do ta synojë sërish këtë post.

“Prandaj kandidatët i shpall LDK-ja duke respektuar vullnetin e çdonjërit”, shkruan Mustafa në FB duke shtuar se ‘do t’u ishte mirënjohës gjithë atyre që respektojnë këtë proces”.

Ky është shkrimi i plotë:

Zgjedhjet e brendshme në LDK synojnë forcimin e mëtejmë të kësaj Lidhjeje, që gëzon besimin më të madh në Kosovë.

Po informohem çdo ditë se kemi një proces të suksesshmë dhe demokratik dhe një interesim të gjerë për anëtarësime të reja në LDK. Fokusimi ynë është në zgjerimin e LDK-së, në zgjedhje të sukseshme në nëndegë dhe në degë. Kandidimet për kryetarë të degëve dhe për Kyetar të LDK-së, sipas Statutit, do të bëhen në Kuvendet e degëve, përkatësisht atë qendror të LDK-së. Tani LDK-ja nuk ka kandidatë për kryetarë e as kryetarë në largim. Zgjedhjet i fillon dhe i kryen LDK-ja duke e respektuar vullnetin e shumicës. Ky vullnet do të dihet pasi të përmbyllet procesi në degë. Prandaj kandidatët i shpall LDK-ja duke respektuar vullnetin e çdonjërit.

Do tu isha mirënjohës gjithë atyre që e respektojnë këtë proces. IM


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu