A u harrua asfaltimi i rrugës “Boris Kidriç” në Tetovë? Para 5 muajve u paralajmërua projekti, punimet nuk shihen në terren

Ky është projekti 3D i rrugës “Boris Kidriç” që u paralajmërua 5 muaj më parë nga komuna e Tetovës. Por sot e kësaj ditë tenderi ende nuk është hapur dhe për shkak kësaj punimet nuk janë askund.

“Projekti është në përfundim e sipër, nga dita e djeshme ma vërtetuan se është i gatshëm dhe javën tjetër duhet të vijë në sektorin tonë dhe javën e ardhshme ne menjëherë duhet t’i drejtohemi sektorit të financave, gjegjësisht sektorit për shpallje tenderimi.”- deklaroi Memet Jonuzi – udhëheqësi sektori për rrugë.

Por kryetari komunës së Tetovës Bilall Kasami pesë muaj më parë tha se ky projekt pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Për shkak se janë hapur se shumë punime nuk mund të garantojë se para verës do të realizohet dhe kjo do të varet nga dinamika e procedurave formale-juridike dhe pas asaj do caktohet edhe realizuesi se sa kohë do i duhet për ta realizuar të njëjtën. Por unë besoj se brenda vitit kjo rrugë do të rregullohet dhe do të jetë me një pamje të re.” – tha Bilall Kasami – kryetra i komunës Tetovës në maj 2023.

Ne sot ishim në rrugën “Boris Kidriç për të pyetur qytetarët në lidhje me këtë rrugë.

“Po e gjitha duhet të rregullohet, s’ka gjë që s’duhet të rregullohet. Po shpresojmë, kemi shpresë se do të bëhet shpejtë.

Mk “Kush do e rregullon!? Duhet të ketë njerëz.”

Ndryshe gjatë verës është asfaltuar vetëm një pjesë e kësaj rrugës edhe atë, nga rrethrrotullimi te udhëkryqi me bulevardin Video Smilevski Bato, deri te stacioni autobusëve në Tetovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu