Abazoviçi thotë se Mali i Zi po bën “namin” me turistë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është shprehur se sezoni turistik në vendin e tij është përtej çdo pritshmërie. “Propaganda është e kotë, sezoni turistik i tejkalon të gjitha pritjet”, shkroi Abazoviç në Twitter, duke komentuar një video të një kolone makinash që lëvizin drejt bregdetit malazez. Ai u uroi mirëseardhjen turistëve, siç tha ai, në vendin më të bukur të Mesdheut.

Duket se qeveritë e rajonit janë në një “garë” shifrash. Jo më larg se pak ditë më parë, ministrja shqiptare e turizmit foli për një situatë përtej çdo pritshmërie. Madje, sipas Mirela Kumbaros, Shqipëria po i merr turistë Greqisë.

Thuajse 200,000 qytetarë grekë vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të këtij viti; Rritja më e madhe vjetore e turistëve ishte ajo e grekëve me një normë 410%”, do të deklaronte Kumbaro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu