Abbott: Ndryshimet e kufijve do t’i destabilizonin Kosovën dhe rajonin

Qeveria e re duhet të jetë stabile dhe e aftë që të çojë përpara dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbot në një intervistë për “Kohën Ditore”. I pyetur rreth bllokadave në dialog, ai ka shtuar se të dyja palët duhet të krijojnë kushte që bisedimet të kenë progres dhe të ndërmarrin veprime të cilat çojnë përpara një zgjidhje përfundimtare.

Ambasadori i ri britanik ka shprehur qëndrimin e vendit të tij dhe besimin se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë kërkon njohjen e shteteve të pavarura e sovrane me kufijtë e tyre aktualë. “Ne besojmë se ndryshimet e këtyre kufijve do të destabilizonin vendin, si dhe pjesë të tjera të rajonit dhe do të mund të dëmtonin sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”, ka thënë ai. Si shtet i pavarur, ai ka shtuar se Kosova ka përgjegjësinë që të marrë vendimet e veta. Duke komentuar rreth asaj se liderët kosovarë shpesh marrim vendime nën presion të ndërkombëtarëve, Abbott ka theksuar se ata janë përgjegjës para popullit kosovar, dhe jo para bashkësisë ndërkombëtare./Koha.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu