Abdixhiku: Distancimi nga aleatët, Serbia nuk e ka menduar as në ëndrrat më të mira

Lumir Abdixhiku Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  tha sot se investimi më i madh i Serbisë ka qenë krijimi i bindjes se vendi ynë duhet të ecë pa aleatë e në veçanti pa koordinim me ShBA-të dhe sipas tij, as në ëndrrat më të mira të tyre, nuk e kanë menduar se Kosova do të normalizojë distancimin nga aleatët tanë kaq lehtë e kaq shpejtë.

Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan se ky investim ka prekur figura me ndikim në pushtet siç ka prekur dhe analistë të pushtetit që në vazhdimësi ushqejnë këtë bindje.

Lexoni të plotë postimin:

“Investimi më i madh i Serbisë në Kosovë ka qenë krijimi i bindjes se vendi ynë duhet të ecë pa aleatë; në veçanti pa koordinim me ShBA-të. Ky investim ka prekur figura me ndikim në pushtet siç ka prekur dhe analistë të pushtetit që në vazhdimësi ushqejnë këtë bindje.

Kush do ta kishte menduar një fitore të tillë të Serbisë?! As në ëndrrat më të mira të tyre, nuk është menduar që Kosova do të normalizojë distancimin nga aleatët tanë kaq lehtë e kaq shpejtë. As në ëndrrat më të mira të Serbisë nuk është pritur ky përfundim i Kosovës me shtetet që i kanë dhënë dhe lirinë, dhe demokracinë dhe pavarësinë.

Koha për refuzim dhe përballje të kësaj influence në vendimmarrje shtetërore e në diskurs publik. Nuk guxojmë një grup mjeranësh të na sjellin në këtë pozitë.

Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhti.

Kërkesa për ecje me ShBA është akt patriotik.” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu