Abdixhiku: Kosova është në krizë energjetike, farat e kumbullave nuk janë zgjidhje

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vlerëson se Kosova ka nevojë për sistemin e gazsjellësit amerikan. Ai në Rubikon ka thënë se nëse vendi nuk lidhet në këtë sistem të furnizimit me gaz, atëherë duhet revitalizim i termocentraleve aktuale, gjë e cila do të ishte shumë e kushtueshme.

“Do të duheshin mbi 470 milionë euro investime që të ketë thëngjill. Duhet të ndërtohet miniera e re”.

Abdixhiku ka thënë se Kosova ndodhet në krizë energjetike dhe që qeveria duhet të japë një alternativë afatgjatë për këtë.

“Farat e kumbullave nuk janë zgjidhje dhe na duhet alternativë afatgjatë. Gazi është njëra dhe tjetra efiçienca e energjisë. Kur të vjen dita të prodhojmë më shumë, bizneset do të kenë nevojë për energji. Na duhet pavarësi energjetike, njëra nga to është gazi por këta e refuzuan, natyrisht që mbesim në krizë”.

“Këta janë mësuar të thonë “jo, jo, jo” gjithçka dhe jo të bëjnë një punë të hairit”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu