Abedin Zymberi më 8 gusht, kur i duheshin ndihma shqiptarëve të Hasanbegut, bën shqiponjën në Strugë

Ish deputeti Abedin Zymberi, me 8 gusht merr pjesë në një seminar të karatesë në Strugë, në momentet kur Hasanbegu kishte nevojë maksimale për ndihmën e të gjithë individëve dhe shoqatave humanitare, transmeton TetovaSot.
Përndryshe me 6 dhe 7 gusht të vitit 2016, rajonin e Shkupit, duke e përfshirë Hasanbegun e Haraçinën i kaploi një fatkeqësi natyrore ku ndërruan jetë mbi 20 persona, ndërsa ende nuk dihet për numrin e të zhdukurve nga ky aksident natyror.
Me 8 gusht, të. gjithë individët, shoqatat humanitare, institucionet ishin në vendin e ngjarjes në Hasanbeg dhe në vendet përreth, ndërsa ish deputeti Abedin Zymberi, bën shqiponjën në një seminar të karatesë në Strugë. Fotoja e tij është publikuar në profilin e tij në Facebook


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu