Acarohen raportet mes Real Madridit dhe Juventusit

Raporte të ftohta janë krijuar midis klubeve të Real Madrid dhe Juventusit, pas një deklarate të bujshme të Giorgio Chiellinit, i cili u shpreh se madrilenët kishin ndikuan direkt në dhënien e çmimit të “Topit të Artë” tek Luka Modric, si hakmarrje ndaj Cristiano Ronaldo.

Një deklaratë e cila bëri bujë në mediat botërore direkt pas fitimit të “Topit të Artë” të 6-të nga ana e Leo Messit.

Së fundmi mediet spanjolle, shkruajnë se presidenti i Real Madrid, Florentino Perez nuk i ka pranuar mirë fjalët e thëna nga Chiellini për Ronaldon dhe klubin madrilen.Nga Spanja raportojnë se Perez është i irrituar me fjalët e thëna dhe pret një falje nga klubi në të kundërt mund të “ngrinte” marrëdhëniet me bardhezinjtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu