Kryeministri teknik Emil Dimitriev në paraqitjen e fundit tha se nuk njeh zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të kuvendit dhe se i qëndron fuqishëm pas drejtorit të sigurisë publike Mitko Çavkov duke i dhënë mbështetje veprimeve të tij lidhur me koordinimin e forcave policore nën kompetencë të tij.
Dimitriev këtë deklaratë e bëri në emër të qeverisë ndërkohë që nuk kishte asnjë reagim nga dy zv/kryeministrat shqiptarë nga radhët e BDI-së Festim Halili, zv/kryeministri i angazhuar për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe Arbër Ademi, zv/kryeministri për çështje evropiane. Të njëjtit nuk janë proncuar dhe as nuk uruar kryeparlamentarin Talat Xhaferi në kohën kur ky i fundit ka marr mbështetjen nga shumë shtete botërore./AlsatM










