ADN e Francës mbetet thellësisht antishqiptare, pse nuk vuri kushte për Serbinë e Malin e Zi?

Nga Edmond Arizaj

Kjo pune duket se ka marre fund. Me kot shpresuam se me kalimin e viteve, do te ndryshonte dhe ADN e Frances; ajo mbeti thellesisht antishqiptare. Makron mund te gjeje justikime vit pas viti kur troket ne dere Shqiperia dhe francezet nuk kane asnje kundershti per te hapur negociatat me Serbine e Malin e Zi.

Nuk eshte pune xhelozie, por ama ere te rende mban, qe atemot Europa nuk paskesh dashur reformim, e sot na doli reformimi, vetem nje vit pasi e shtrenguan Shqiperine te mbytej nga vrapi i reformes, e ngjallen shpresat e shqiptareve se do kete pak drejtesi dhe per ta, e Maqedonise i hoqen edhe breket dhe e lane cullak.

Cili ambasador i BE ne vendin tone do mund kete ze te ase pas kesaj? Dhe pse duhet te ase njehere?

Per cfare? E pos kesaj, kush duhet ta ndaloje Shqiperine dhe shqiptaret ta kthejne kalendarin ne vitin 1913 dhe te kerkojne venien ne vend te ca padrejtesive, kur Franca ishte kuzhina ku ndahej torta shqiptare dhe qe shqiptaret kishin hequr pothuajse dore ne emer te integrimit?

Kush mund ta pengoje me Shqiperine te beje marreveshje tregtare, edhe ushtarake madje me ke te doje dhe si te doje?

Sepse BE tashme eshte kthyer ne nje poce balte, qe mund te kriset edhe me nje pike peshtyme.

Eshte vetem Merkel qe e mban fort. E pasi Merkel te largohet, Makroni s’do te kete kellqe te behet ai qe enderron, edhe per gjithcka i beri Europes (jo vetem Ballkanit) me adoleshentizmat e tij.

A duhet te vazhdoje ta mbaje koken Shqiperia nga Europa?! A nuk kemi ne fakt 500 e kusur vjet qe e mbajme koken andej dhe sa here presim aq here na shtyjne me kembe?

Ne fakt koka duhet mbajtut fort nga Perendimi sigurisht, por nga Perendimi i larget, nga ata qe e kane treguar me shume se njehere se kane qene perkrah Shqiperise, SHBA-ve.

Atyre meritojme edhe t’u falim nga sovraniteti, qe gjithsesi ua detyrojme. Europes asnje gram. Jo me. Sepse kjo pune do vazhdoje me genjeshtra e justikime, 30 e kusur vjet iken.

Dhe le te mos tregohemi politiksht korrekt, as emocionale. Kjo eshte thjeshte e verteta historike qe perseritet e perseritet e qe nuk ia besuam Fishtes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu