Aeroporti i Edi Ramës dhe Erdoganit në Vlorë trazon Europën

Skandali me aeroportin e Vlorës është bërë çështje edhe në Parlamentin Europian.

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka pohuar vetë se do të ketë një hetim ndërkombëtar për procedurat e dyshimta të tenderimit për këtë projekt.

Deklarata e tij vjen si një përgjigje zyrtare për eurodeputetin Paul Rubig, në emër të Komisionit Europian dhe Përfaqësues së Lartë për Politikën e Jashtme në BE, Federica Mogherini.

Kësaj të fundit më 13 shkurt i janë dërguar disa pyetje me shkrim për këtë aferë, ku theksohet shkelja e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Komisioneri Hahn shkruan:

Bazuar në shumë raportime mediatike në Shqipëri kanë ndodhur shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës lidhur me krijimin e linjës ajrore “Air Albania” si dhe me ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ato tregojnë se në këto dy raste përcaktimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit janë shkelur; po ashtu ato bien në kundërshtim me normat e Organizatës Botërore të Tregtisë (ËTO). Më tej, sipas raportimeve mbi këto raste, organet mbikëqyrëse në Shqipëri nuk e kanë përmbushur rolin e tyre.
Gjithashtu edhe opozita në shqipëri ka ngritur një sërë akuzash për korrupsion dhe klientelizëm në lidhje me aeroportin e Vlorës, shqetësime të cilat janë trajtuar nga mediat europiane si “Die Presse” dhe “Der Standard”.

Hahn theksoi se në muajt në vijim do të bëhet një kontroll i imtësishëm i rasteve problematike.

Projekti i aeroportit

Letra e drejtuar Mogherinit nga Paul Rubig:

PARLAMENTI EUROPIAN

Pyetje parlamentare bazuar në nenin 130 të Rregullores.

Drejtuar: Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtësme e të Sigurisë të BE znj. Federica Mogherini/Komisioni Europian

Nga: Dr. Paul Ruebig, deputet i Parlamentit Europian

Lënda: shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës nga Qeveria e Shqipërisë

Teksti: Bazuar në shumë raportime mediatike në Shqipëri kanë ndodhur shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës lidhur me krijimin e linjës ajrore “Air Albania” si dhe me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Ato tregojnë se në këto dy raste përcaktimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit janë shkelur; po ashtu ato bien në kundërshtim me normat e Organizatës Botërore të Tregtisë (ËTO). Më tej, sipas raportimeve mbi këto raste, organet mbikëqyrëse në Shqipëri nuk e kanë përmbushur rolin e tyre.

Në lidhje me sa më lart ju drejtojmë këto pyetje:

– A përputhen vlerësimet ligjore të këtyre raportimeve mediatike mbi shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës nga Qeveria e Shqipërisë me opinionin ligjor të Komisionit Europian?

– Në rast se po: cilat janë veprimet konkrete të Komisionit Europian në dy rastet e lartpërmendura si dhe në përgjithësi në të ardhmen në mënyrë që në Shqipëri të zbatohen rregullat e prokurimit e të konkurrencës dhe kështu të respektohen detyrimet që rrjedhin nga Marreveshja e Stabilizim Asociimit si dhe normat e Organizatës Botërore të Tregtisë?


2 KOMENTET

  1. Shqiperia duhet te lidhet me Ameriken dhe Angline Keto jane partneret natyrale te popullit Erdogani i Turqise nuk ka pune ne Shqiperi pa paguar shkaterrimet 500 vjecare te pushtuesve osman ne Shqiperi

  2. Ne rreth te Sames xhith politikanet se e bon Horr Popullin Marre te ju. Vin haina te kreit si Maqedont dhe shqiptaret Jan tu u marr me prralla te kota Punoni per te ardhmen sa seshte von se do metni vetum boll I vjodhet vendin maskarej

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu