Afrim Gashi shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, do të mbahen më 18 tetor

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat do të mbahen më 18 tetor 2026.

Gashi u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që procesin zgjedhor ta zhvillojnë në përputhje me ligjin, ndërsa kandidatëve dhe subjekteve politike u kërkoi të garojnë me programe dhe ide.

“Qytetarët e Bërvenicës i ftoj që të marrin pjesë në zgjedhje dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike me përgjegjësi, duke kontribuar në një proces të qetë, të rregullt dhe kredibil që do ta përcaktojë drejtimin e ardhshëm të komunës së tyre”, ka deklaruar Gashi.

Ai shtoi se pret që këto zgjedhje të dëshmojnë pjekurinë demokratike të institucioneve dhe të qytetarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu