Afrim Gashi takon Lulzim Bashën

Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ka realizuar një takim në Tiranë me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. Në këtë takim kryetari Gashi e ka njoftuar kryetarin e PD-së për zhvillimet më të fundit në Maqedoni, si dhe për rolin konstruktiv që luajnë shqiptarët në procesin e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë.

Kryetari Basha e ka falënderuar kryetarin e Lëvizjes BESA për këtë vizitë dhe e ka përshëndetur angazhimin e Lëvizjes BESA në mbrojtje të interesit shqiptar në Maqedoni.

Të dy kryetarët u dakorduan që takimet e këtilla duhet të intensifikohen dhe se Shqipëria duhet të jetë edhe më shumë e angazhuar në mbrojtjen e interesave shqiptare në Maqedoni, por edhe të jetë aleate e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu