Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, është lideri i vetëm i cili nuk ngurron t’i takojë të gjithë liderët partiak në Maqedoni, duke përfshirë ato shqiptarë, po ashtu edhe maqedonas.
Me këtë Gashi tregon se nuk ndjehet aspak inferior si partitë e tjera shqiptare, të përballet edhe me liderët e partive maqedonase, qoftë intelektualisht, qoftë edhe me qëndrimet e tij, e të cilat Lëvizja BESA i ka proklamuar vazhdimisht.
Zoran Zaev, kryeministër i vendit, gjithashtu ka bërë të ditur edhe përmes komunikatës së qeverisë, se si lider të vetëm e njeh Afrim Gashin, i cili ka shumicën dërrmuese të anëtarësisë së BESËS pas vetes, si dhe të Këshillit Qendror. Përderisa, Kasami ka ngelur në mëshirën e BDI-së.










