Agim Nuhiu e bën MPB të flas shqip (FOTO)

Ministri i brendshëm Agim Nuhiu që nga ardhja në detyrë ka nisur të ndryshojë punën e këtij dikasteri, informon Zhurnal e derisa ka deklaruar se nuk do të prekë kuadrot profesioniste gjatë kohës sa ai do të qëndrojë në krye të këtij dikasteri, punët në të mirë të shqiptarëve janë duke lulzuar.

E derisa shqiptarët nga ky dikaster nuk kanë mundur me vite të shohin e dëgjojnë as edhe një shkronjë shqip, tash e tutje kumtesat dhe lajmet nga kjo ministri lëshohen edhe në gjuhën shqipe. Me këtë edhe ka mbaruar koha e nacionalizmit dhe demagogëve të cilët një kohë as që kanë menduar që gjuha shqipe të flitet edhe në këtë sektor të sigurisë.

Por, Agim Nuhiu bëri shumë ndryshime. Që nga ardhja e tij në këtë ministri në pozitën e zv.ministrit, ai u pa si një shpresë për shqiptarët pasiqë solli shumë hapësirë duke ju dhënë prespektivë sektorëve për punë të brendshme në pjesën perendimore, aplikoi punën në tre turne gjatë kohës kur në vend qëndronin bashkëatdhetarët tanë nga diaspora për të pasur një lehtësim të tyre për marjen e dokumentacionit e shumë risi të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu