Agim Nuhiu, prej sot ministër i Punëve të Brendshme

Prej sot e deri në zgjedhjen e qeverisë së re, Ministria e Punëve të Brendshme do të drejtohet nga Agim Nuhiu.

Pranim-dorëzimi nga ministri i deritanishëm, Oliver Spasovski, te zëvendësministri, Agim Nuhiu, u bë mëngjesin e sotëm, pasi në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës dhe ligjet që dalin nga marrëveshja, posti i ministrit nga radhët e opozitës pas përfundimit të zgjedhjeve i takon zëvendësministrit, në rastin konkret Agim Nuhiut, i cili u bë edhe ministri i parë shqiptar i Punëve të Brendshme.

Përveç ministrit Spasovski, nga funksioni tërhiqet edhe ndihmësministri, Oliver Andonov.

Ndryshime ka edhe në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, e cila do të udhëhiqet nga zëvendësministri i deritanishëm, Ibrahim Ibrahimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu