Agjenti Camano: Nuk ka arsye që Lautaro Martinez të largohet nga Interi

Edhe pse Romelu Lukaku dhe Paulo Dybala janë në bisedime me Interin, agjenti i Lautaro Martinez, Alejandro Camano ka siguruar se argjentinasi “nuk ka arsye të mendojë se ekziston mundësia më e vogël që ai mund të largohet”.

Nerazzurrët janë në proces të rinovimit të skuadrës së tyre pasi humbën Scudetton me dy pikë, por fituan Kupën e Italisë dhe Superkupën.

Me Lukakun duke u përpjekur të detyrojë një rikthim nga Chelsea dhe takimi i agjentit të Dybalan me Interin në selinë e tyre dje pasdite, kjo ngre pikëpyetje mbi të ardhmen e Lautaros.

“Në këtë moment, ai nuk ka asnjë arsye të mendojë se ekziston edhe mundësia më e vogël që ai mund të largohet nga Interi”, ka thënë fillimisht Camano për FCInterNews.it.

“Askush nuk na ka thënë asgjë, e vërteta është se një lojtar që shënon kaq shumë gola në Serie A nuk mund të injorohet, por ai ka katër vjet të mbetura nga kontrata e tij”.

“Ai është i lumtur, po shijon kohën e tij me ekipin, klubin dhe qytetin. Nuk ka asnjë arsye për t’u larguar. E dimë që futbolli profesionist është i tillë, gjithçka mund të ndryshojë nesër, por nga sot kjo është situata”.

“Ne nuk e dimë se çfarë na pret e ardhmja në futboll, por Lautaro beson se të luash për Interin është diçka e mrekullueshme dhe shumë lojtarë do të donin të ishin në vendin e tij”.

“Lautaro nuk po mendon për ndonjë destinacion tjetër hipotetik, por për sezonin e ardhshëm, ku dëshiron të fitojë gjithçka me Interin”, përfundoi agjent.

Reprezentuesi argjentinas me siguri i ka hedhur rrënjët në Milano, duke hapur këtë javë një restorant të ri.

Interi është kualifikuar në Ligën e Kampionëve, diçka që klubet që konkurrojnë për nënshkrimin e tij si Arsenali dhe Manchester United nuk mund t’ia ofrojnë.

Ai nënshkroi kontratën e re në tetor të vitit 2021 dhe zgjat deri në qershor 2026. 22-vjeçari shënoi 25 gola me katër asistime në 49 ndeshje konkurruese për Nerazzurri këtë sezon. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu