Agjenti i Osimhen mohon shkëmbimin e nigerianit me Ronaldon: Ai do të luajë në Ligën e Kampionëve

Manchester United po tenton blerjen e Victor Osimhen nga Napoli për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

Klubi anglez ka gati një ofertë në vlerë 100 milionë euro dhe huazimin e Cristiano Ronaldos, propozim që tundon jo pak presidentin Aurelio De Laurentiis.

Gjithsesi, agjenti i sulmuesit të kombëtares nigeriane i ka dhënë fund dilemave në lidhje me mundësinë transferimit të Osimhen në “Old Trafford”.

“Nuk po zhvillohet asnjë negociatë, nuk do të ndodhë asnjë shkëmbim. Victor Osimhen është një lojtar i Napolit dhe ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Roberto Calenda.

Shorti i ditës së enjte vuri Napolin në grupin A me rivalë si Liverpool, Ajax dhe Rangers.

Osimhen ka edhe tre vite kontratë me klubin italian, ndërsa ka shënuar dy gola në dy takimet e para në kampionatin italian./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu