Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka uruar kryetarin e ri të kësaj komune, Përparim Rama, për fitoren në këto zgjedhje lokale.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, gjithashtu e ka përgëzuar Arben Vitinë për punën dhe rezultatin.
Tutje Ahmeti ka thënë që gjatë javëve në vijim do të presin certifikimin final dhe pastaj do ta organizojmë edhe pranim dorëzimin e detyrës.
“Tash është e qartë – kryetari i ri i Prishtinës do të jetë Përparim Rama. Përparimit i uroj suksese në mandatin e radhës dhe natyrisht se do të përgjigjem sa herë kanë nevojë për informata e sqarime. Po ashtu i uroj përmbushjen e premtimeve”.
“Në natë të tillë është lehtë me e godit humbësin e zgjedhjeve. Une sonte e përgëzoj Arbenin për punën, fushaten e rezultatin. Duke e njohur, e di se nuk do të jetë fundi i angazhimit tij publik. P.S. Gjatë javëve në vijim do të presim certifikimin final dhe pastaj do ta organizojmë edhe pranim dorëzimin e detyrës”, tha Ahmeti.










