Ahmeti feston ditëlindjen me sharkia, Adnan Azizi: Ngreni frenat o burra se nuk ju skuqet fytyra për asgjë

Sekretari i Lëvizjes BESA Adnan Azizi ka reaguar në rrjetin social Facebook me një status drejtuar kreut të BDI i cili sot festoi 65 vjetorin e lindjes, shkruan InfoShqip.

Ai shprehet i revoltuar se në vendin tonë ‘hasmi’ janë kazinot, krimi e korrupsioni ndërkohe që ju i këndonit hasmit.

Në vazhdim postimi i plotë: 

“Hasmi më i madh i shqiptarëve për momentin janë krimi, korrupsioni për të cilin SHBA flet hapur dhe fut funksionar të pushtetit në Listën e Zezë!

Hasmi më i madh i shqiptarëve në Maqedoni janë Kazinotë, lojrat e kumarit, rritja e pagave të funksionarëve, varfërimi i qytetatëve dhe ikja e rinisë!

Shqiptarët po vuajnë për kafshatën e gojës, nuk arrin ti paguajn faturat rrymës, nuk kanë para për studimet e femijëve, a nxënësit nuk kanë libra. Rinia ik në kurbet se as për një aheng të vogël nuk kanë para, e ju bëni qejfe për çdo ditë bashkë me familjarët tuaj, me këngëtarë që flasin me mijëra € për të ardhur në argëtim privat!

Derisa ju i këndoni “hasmit” qytetarët nuk kanë harruar se si u pasuriat me Soravinë, lotaria, € – via dhe shume ViaVia,kompanit e prodhimit rrymes elektrike, fishekzjarret e tjera!

O ngreni frenat o burra se u mbuloj zullumi dhe turpi në çdo aspekt, deri në at masë sa nuk u skuqet fytyra për asgjë.

Po përgjigjen e gjith kësaj do e merrni shum shpejt. Edhe pak u ka mbet!” – përfundon Azizi./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu