“Kalova sot te Ura e Gurit në Shkup, ku më bëri përshtypje një lypsar i vogël që këndonte shqip dhe disa hapa më tej, përmendoret e shumta dhe një lypsar tjetër që këndonte maqedonisht! Dhw nuk e di pse, por ndjeva keqardhje për kryetarin e BDI-së, i cili thuajse dhjetë vite të tëra merret me zbulimin e varrezave masive në oborrin e shtëpisë së tij- zbulim të cilën e ngriti në rrafshim e interesit më madhor për shqiptarët e Maqedonisë- dhe kurr nuk pati kohë të shëtit nëpër ‘pyllin’ e përmendoreve në sheshin e Shkupit, ku do e shihte ‘varrin’ ku u gropos e ardhmja shqiptare e këtij qyteti si dhe, punën që bënin vëllezërit e tij të VMRO-DPMN-së, përderisa ai i zhvarroste eshtrat e fatkeqve të panjohur! Dhe ku do e dëgjonte këndimin dygjuhësor të dy lypsarëve të vegjël, që do mund ta përdorte si dëshmi se edhe gjuha shqipe është gjuh zyrtare në Maqedoni” (Kim Mehmeti)