Ahmeti: Më vjen keq për partitë që “qajnë” se sa para shpenzojmë për ditëlindjen e BDI-së

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ishte pjesë e panelit të organizuar nga Forumi i Gruas së BDI-së me rastin e 20 vjetorit të partisë. Në fjalën e tij, Ahmeti tha se, i vjen keq për partitë që derdhin lot krokodili se sa para shpenzohen për ditëlindjen e BDI-së.”

Ne sot kemi ditëlindjen. Shumë ngjarja kanë autorët, kanë aktorë. Ne sot festojmë ditëlindjen e autorit dhe aktorit për 20 vite, për punët që janë bërë. Sot ditëlindjen ka flamuri, sot ditëlindjen ka universiteti, sot ditëlindjen kanë mijëra administratorë, sot ditëlindjen kanë mijëra policë, mijëra oficerë.

Sot ditëlindjen kanë të gjithë ata që kontribuan në përflakjen e diskriminimit dhe ndërtimin e një shoqërie të barabartë. Sot ditëlindjen të gjithë shqiptarët që shtetin e ndjejnë si shtet të tyre dhe jo si qiraxhinj siç ishin deri në vitin 2001 dhe vërtetë, vërtetë ju them kur i ndëgjoj partitë opozitare që derdhin lotë krokodili se shpenzoka aq shumë për këtë ditëlindje BDI-ja, më vjen keq për ata.

Sot kemi një shoqëri shumë më tolerante, Skenderbeun në qendër të Shkupit askush nuk e gërvisht, Josif Bagerin, Pjetër Bogdanin, Nexhat Agollin në qendër të Shkupit! Do të thotë të gjithë japin porosi e mesazhe, për një shtet që duhet ta duam të gjithë. Sot nuk e pengon askënd të qenurit i heroit kombëtar në qendër të qytetit të Shkupit, nuk pengon gjuha shqipe, përditë qëndrojmë në Parlament duke bërë debate, po për qëllime politike disa herë ia fusin ca fraza, po për qëllime politike, por gjërat nuk ndryshojnë dhe kthim pas nuk ka.

Ardhmëria e këtij shteti është BASHKË gjërat ti çojmë përpara. Prandja të nderuara gra, të dashura motra, keni qenë pjesë e pandarë e këtyre proceseve por ju llogarisni që në krah tuajin, në front bashkë me ju, mbase pak më shumë se ju do luftoj sepse e vlerësoj kontributin e grave, e nënës shqiptare për dhembshurinë që ka pas, për kohën kur unë kam vepruar e punuar, i kam pas bashkëluftëtare nënat shqiptare”, ka thënë për fund kryetari i BDI-së, Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu