Ahmeti: Nuk më pëlqejnë aleancat e VMRO-së! Kovaçki iu përgjigj: Rregulli, fitues me fitues, tashmë nuk vlen (VIDEO)

Gjatë fjalimit të djeshëm në Çegran të Gostivarit, lideri i BDI-së Ali Ahmeti duke folur për ndikimin rus në vend, tha se duhet pasur kujdes, pas çka i dërgoi mesazh VMRO-DPMNE-së që të mos mendojë të bëjë shumicë me Levicën e Apasievit.

“Unë jam thellësisht i bindur dhe besoj në përcaktimin të partive politike kryesore, jo të Levicës, që kanë orientim pro-perëndimor. Nuk më pëlqejnë Aleancat që bëjnë. VMRO-ja gabon nëse mendon me Levicën mendon të bëjë 61 mandate dhe të margjinalizojë dhe të varrosin BDI-në si pengesa e vetme që gjoja se, në thonjëza “nuk mund të përparojnë maqedonasit se ua kemi marrë pushtetin dhe ata ta kthejnë dinjitetin tek maqedonasit”, gabojnë shumë dhe këta ëndrra të mos i shohin”, pohoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Në Facebook reagoi deputeti Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE, i cili iu përgjigj Ahmetit se ai nuk vendos se kush do të jetë në qeveri, por votat e qytetarëve.

“Për qeveri të re nuk vendos Ahmeti, por populli, në zgjedhje. Pushtetin e jep dhe e merr populli në zgjedhje, andaj frikësohen kaq shumë dhe po ikin nga ballafaqimi me popullin. Rregulli për krijimin e koalicionit, fitues me fitues nuk vlen dhe askund nuk është shkruar, andaj frika e BDI-së nga krimet e përbashkëta me LSD, është gjithnjë më i madhe”, theksoi Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.

Ahmeti me fjalimin e tij të djeshëm i thirri partitë politike që të bashkohen dhe sa më shpejtë që është e mundur t’i miratojnë ndryshimet kushtetuese duke i futur bullgarët në Preambulë, që do të thotë hapje e kapitullit të parë të negociatave me BE-në. Kovaçki iu përgjigj se me gjoja politikat e suksesshme europiane të Ahmetit dhe të shërbëtorit të tij, Kovaçevski, shteti po lëviz prapa.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu