Ahmeti-opozitës: Nuk keni takat të dilni në mejdan me ne

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në tubimin e rinisë partiake që u zhvillua në Çair të Shkupit, ka sulmuar partitë opozitare shqiptare në Maqedoni, duke i porositur se “nuk kanë takat dhe imunitet” që të përballen me partinë e tij.

“Po u drejtohem oponentëve tanë, dhe kundërshtarëve të mi, se ata nuk kanë takat dhe iminutet të dalin në mejdan me ne”, ka theksuar Ali Ahmeti gjatë tubimit së rinisë të BDI-së, raporton TetovaSot.

Ai gjithashtu ka drejtuar edhe kritika ndaj partisë opozitare maqedonase, për të cilën theksoi se ata po sillen si shpëtimtarë të shqiptarëve, për të marrë votat e shqiptarëve, por se BDI-ja u ka qëndruar në krahë shqiptarëve dhe se BDI-ja ka sakrifikuar gjithçka që t’u dalë në ndihmë shqiptarëve.

Me tubimin e sotëm të rinisë partiake partia e Ahmetit e nisi fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Maqedoni, që duhet të mbahen më 11 dhjetor. /Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu