Ahmeti: Partitë e vogla s’kanë ‘kaçik’ të bëjnë mrekulli

Takimet e para me qytetarët e Lagjes së Hasanbegut, lideri i BDI-s z.Ali Ahmeti i nisi me vizitë në familjet e dëshmorëve Qemal Shaqiri i rënë në Malinë dhe Ali Mahmuti dëshmorë gjatë betejës së Mateçit të Karadakut

Gjatë këtyre vizitave, kryetarin Ahmeti kishin dalur t’a takojnë dhe banorë të tjerë të Hasanbegut.

z.Ahmeti kishte porosi të qartë për banorët e Hasanbegut, “Shqiptarët duhet të jenë të bashkuar, e jo të përçarë pasi vetëm kështu mund të arrihen synimet kombëtare.

“Mua nuk më brengosë që LSDM-ja që po kërkon votat e shqiptarëve, por krijimi i shumë partive politike tek ne, të cilët nuk kanë axhendë të qartë politike! Partitë e vogla shqiptare, të krijuara nga qarqe të ndryshme dhe të dyshimta, nuk do t’ia dalin të fitojnë vota ashtu siç pretendojnë por vetëm do të ulin numrin e deputetëve. Këto parti politike, nuk kanë mundëi të bëjnë mrrekullitë që po premtojnë, pasi për të bërë këtë atyre u duhet kapacitet, kurse kapaciteti u mungon”.

z.Ahmeti gjithashtu gjatë qëndrimit të tij në Hasanbeg të Shkupit  përsëriti qëndrimin e tij, tashmë të njohur, se të gjitha partitë e vogla opozitare në bllokun politik shqiptar duhet të bashkohen, me qëllim që të mundin BDI-n, por në asnjë mënyrë duhet të lejohet që të humbin shqiptarët.

“Pasi opozita shqiptare nuk u bashkua, BDI nuk di se me kë të garojë! BDI, gjithë struktura e saj nuk është e interesuar që shqiptarët të coptohen. Partia është vlerë kombëtare dhe vlerat nuk ndërtohen çdo ditë. Por kjo është demokracia, le të bëhen parti politike, ata madje mund të thonë se janë më të mirë se ne, por në fund, populli shqiptarë do të vendosë!

z.Ahmeti nuk mbeti pa përmendur edhe partitë opozitare maqedonase të cilat tashmë prej muajsh kanë nisur të kërkojnë edhe votat e shqiptarëve. Ahmeti  me këtë rast tha se partitë politike maqedonase gabojnë kur vrapojnë të marrin vota prej shqiptarëve.

“Ende në Maqedoni nuk është kriju ambient për themelim apo promovim të konceptit “parti qytetare” pasi ende ne si shqiptar nuk jemi në nivel të barabartë me maqedonasit. Dikush mund edhe të keqpërdorë këtë fjali timen, mund të thotë çfarë kemi bërë ne si BDI? Ne duhet të punojm më tepër pasi për këto 15 vite është bërë goxha, nga përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në të gjitha poret e jetës, por edhe i investimeve në pothuajse të gjitha zonat e lira ekonomike të rajonet e populluara kryesisht me shqiptar. Ku ishin këta politikan maqedonas kur bëheshin padrejtësi ndaj shqiptarëve? Tani për të mbush thasët e tyre, thonë hajde të shkojmë tek shqiptarët e të kërkojmë vota! Më pyesin mua, a frigohemi ne si BDi nga ky fenomen? Unë them se shqiptarët nuk janë ata të para 200 vjetëve, pasi ne tani kemi 2 universitete shtetërore në gjuhën shqipe. Interesat e shqiptarëve i mbrojnë shqiptarët. Keni kujdesë, e dëgjoni tani Gruevskin, se si kërkon nga maqedonasit që t’i japin 63 deputet me qëllim që BDI mos të kushtëojë atë! Kjo gjë nuk ëahtë në rregull pasi ne nuk kërkojmë asgjë më shumë nga ajo që na takon. Ndërkohë edhe lideri i LSDM-s, Zoran Zaev para një dite kishte thënë se nuk ka mundësi që të ndërrojë kushtetutën, ai d.m.th brenda natës ndërroi qëndrimin e tij.

Banorëve të Hasanbegut lideri i BDI-s, z.Ali Ahmeti ghithashtu u premtoi se shumë shpejtë do të marrë fund procesi i dëmshpërblimit për dëmet e shkaktuara nga vërshimet e para disa muajve./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu