Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka patur takim me ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Ves Miçell si dhe Ambasadorin e SHBA në Maqedoni, z. Xhes Bejli, njofton TetovaSot.
Ali Ahmeti, Sekretarit të Shtetit Amerikan, Ves Miçellit i ka shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për lirinë, paqën dhe demokratizimin jo vetëm të Maqedonisë, por të tërë Evropës Juglindore.
“Sot kisha kënaqësinë të takoj ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, z. Ves Miçell si dhe Ambasadorin e SHBA në Maqedoni, z. Xhes Bejli.
Mysafirit të lartë i shpreha mirënjohje të thellë për kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për lirinë, paqën dhe demokratizimin jo vetëm të Maqedonisë, por të tërë Evropës Juglindore.
Suksesi i arritur në këto dy dekada është i përbashkët dhe rrumbullakësohet me zbatimin e marrëveshjes së Prespës dhe integrimit në NATO dhe BE”, theksoi Ali Ahmeti.
Video:










