Ahmeti voton në Zajaz: Uroj proces të mbarë zgjedhor, në frymë plotësisht demokratike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në Zajaz ka shfrytëzuar siç thotë të drejtën demokratike të votës për të lënë gjurmë kontributi në trasimin e së ardhmes europiane.

Ahmeti thotë se duke votuar mund të vulosim njëherë e përgjithmonë orientimin euro-atlantik dhe siç thotë, t’i themi JO Rusisë, PO Europës!

“Me votën tonë kemi shansin historik të vulosim njëherë e përgjithmonë orientimin tonë euro-amerikan, t’i themi JO Rusisë, PO Europës! Andaj, ju ftoj të gjithëve që të votoni për fitoren e madhe të kauzës sonë europiane! Uroj proces të mbarë zgjedhor, në frymë plotësisht demokratike dhe europiane!” ka shkruar Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu