Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj e konsideron Air Albania një mjet propagande për Edi Ramën në sy të shqiptarëve, që në të vërtetë, sipas tij nuk është gjë tjetër veçse një “branch” i Turkish Airlines.
Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Shehaj shkruan se “në raport me të drejtat e fluturimit nga Shqipëria, do e bllokojnë autoritetet europiane këtë kompani të kamufluar si shqiptare, që në të vërtetë nuk është e qarte se e kujt i përket”.
Statusi i plotë:
Air Albania me një kapital themeltar prej 800 euro, pa të punësuar, pa asete, pa sistem shitje biletash, është një mjet propagandistike për Ramën.
Në të vërtetë Air Albania është një “branch” i Turkish Airlines dhe pyetja që lind është:
Pse Turkish Airlines i fal Ramës një kompani ajrore dhe çfarë ka premtuar Rama në këmbim? Aeroportin e Vlores?
Kush fshihet pas Sinan Idrizit dhe cili është roli i tij?
Në raport me të drejtat e fluturimit nga Shqipëria, do e bllokojnë autoritetet europiane këtë kompani të kamufluar si shqiptare por që në të vërtetë nuk është e qarte se e kujt është?










