Ajeti heziton të transferohet në Superiore, Egnatia merkato te Tirana

Lëvizjet në Superiore kanë nisur dhe Tirana është një nga klubet që po tenton të bëjë lëvizje të studiuara mirë, pasi bazën e ekipit e ka nga vjet. Dëshira e bardhebluve në merkato është afrimi i mbrojtësit Arlind Ajeti, i cili është pjesë e Padova në Serie C.

Gjithsesi ai po heziton të kthejë një përgjigje pozitive për të luajtur në elitën e futbollit shqiptar.

Një tjetër lajm merkatoje lidhet me Ardit Tolin, i cili nuk është bashkuar me Tiranën në fazë përgatitore. “Xholi” ka marrë një ofertë nga Egnatia, sipas Panorama-Sport.

Tirana pretendon se Toli ka kontratë me ta, pasi kishte nënshkruar një marrëveshje 2+1 verën e vitit 2020. Gjithsesi gjasat janë që mbrojtësi të dalë lojtar i lirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu