Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar krahas kontakteve të tij zyrtare në Kosovë, zhvilloi edhe vizita të ndryshme. Ai vizitoi tyrben e Sulltan Muratit (sulltani osman, Murati I Hudavendigar) dhe varrin e heroit kombëtar të Kosovës, Adem Jashari.
Hulusi Akar, i cili kishte kontakte zyrtare në Kosovë, ka bërë disa vizita.
Ai fillimisht vizitoi tyrben e Sulltan Muratit, që ndodhet në afërsi të kryeqytetit Prishtinë dhe më pas kaloi në Prekaz.
Akar, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj vizitoi varrin e heroit kombëtar të Kosovës, Adem Jasharit, njëri nga themeluesit dhe komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjes së tij dhe vendosi kurorë me lule.
Më herët Hulusi Akar ishte takuar me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.








