Aksi Mavrovë-Dibër, ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda

Për shkak të reshjeve të borës është ndaluar qarkullimi i automjeteve të peshave të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër. Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në rrugë me lagështi.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” thonë se ekipet e tyre janë vazhdimisht në terren dhe kujdesen për rrugët që të jenë të kalueshme.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” bëjnë thirrje që vozitësit të jenë të kujdesshëm me shpejtësinë e veturave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu